Të fundit

Abdullahu: Të këqijat e Kurtit do të marrin fund nëse Kosova qeveriset nga PDK-ja

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu thotë se Qeveria Kurti ka për qëllim që popullin e Kosovës ta bëjë konfuz.

Abdullahu thekson se, Qeveria e Albin Kurtit ka frikë të hyjë në zgjedhje, madje siç thotë ai, ata kanë gjetur edhe një formulë “djallëzore” për qeverisje.

“Kemi qasje, prononcime, shpalime idesh nga më të ndryshmet që kanë një qëllim, konfuzitetin. Duan që ti vendosin të gjithë para konfuzionit se jemi të gatshëm, ndoshta nuk jemi, ndoshta nuk është koha. Arsyea pse kjo qeveri ka frikë për të hy në zgjedhje është se tani ka gjetur formulën djallëzore si të qeverisë. Psh i falë Kishës Ortodokse Serbe 24 hektar dhe merr vizat thotë që do e nënshkruaj Asociacionin që faktikisht është autonomi për serbët në Kosovë që të sigurojë hyrjen në Këshillin e Evropës. Më pas e liçenson veten për hajni dhe krejt këtë e kamuflon me populizëm majtist ekstrem”, tha Abdullahu për Blic.

PDK-ja është e gatshme për të shkuar në zgjedhje, kështu të paktën thotë zëdhënësi i kësaj partie, teksa shton se janë serioz për këtë proces, pasi e cek se Kosova po qeveriset nga një qeveri e korruptuar.

Abdullahu përmendi edhe raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, ku sipas tij, tregon që vendi është mirë që sa më shpejt të shkojë në zgjedhje.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe jemi serioz në këtë qasje prandaj edhe zoti Krasniqi ka bërë të ditur datën e saktë për zgjedhje nëse e kanë seriozisht atëherë hajde po shkojmë në zgjedhje. Ne e kemi seriozisht sepse si Parti Demokratike vazhdueshëm po themi që kjo qeveri është e korruptuar. Dje doli se ashtu është, Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij tha se kemi të bëjmë me korrupsion serioz qeveritar, kemi të bëjmë me involvim të politikës në gjyqësor për më keq këta qeveritar po i mbrojnë në mënyrë të vazhdueshme ata që janë ndesh me ligjin. E akuzojnë gjyqësorin ndërkohë që individ brenda qeverisë i përkrahin herë duke i shpallur ‘malsor të ndershëm’ herë duke thënë se nuk ka më të ndershëm se kjo zonjë apo ai zotëri. Në të vërtetë ne si PDK jemi të bindur se sa më shpejt që shkojmë zgjedhje aq më mirë”, tha Abdullahu.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci