Të fundit

Dardan Krivaqa dënohet me 4 vjet burgim për grabitje

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 4 vjet burgim të pandehurin Dardan Krivaqën për veprën penale “grabitje”.

Kujtojmë se Dardan Krivaqa akuzohet për vrasjen dhe dhunimi e tani të ndjerës Marigona Osmani.

Ndërkaq, nga akuza është liruar i pandehuri A.L., që ngarkohej se kishte marrë pjesë në këtë grabitje.

“I pandehuri D.K është shpallur fajtor sepse më datë 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino në Ferizaj, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme e që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, e dy të pandehurit të tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I. kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marrë 1.500 euro dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në vendim.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci