Të fundit

Kurti bisedon në telefon me kancelarin Scholz, i kërkon përkrahje për anëtarësimin në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz gjatë të cilës ia ka nënvizuar shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, në përputhje me rekomandimet e Asamblesë Parlamentare.

Kurti po ashtu ka thënë se ia ka rikonfirmuar Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në “X”.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci