Të fundit

Martesat e gjinisë së njëjtë, Tahiri: Kemi qenë dhe jemi kundër Kodit Civil

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se ko parti vazhdon të jetë kundër Proektligjit të Kodit Civil.

“Kodi Civil, edhe kur diskutohet kurrë nuk ka qenë kushtëzim. AAK është deklaruar që është kundër, shumica e ka bllokuar këtë zbatim. Se çka do të ndodh nuk është përgjegjësi e Aleancës ne kemi pasur pozicion kundër dhe kundër jemi”, ka thënë ai.

Sa i përket Asociacionit, Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti duhet të këtë kujdes në këtë çështje.

“Ajo që mund të them është kjo që raporti i raportueses për Kosovën e saktëson saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr në maj. Mendoj që Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacion në këtë mes nuk është kusht. Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik. Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai pas mbeldhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci