Të fundit

Tuneli Prizren-Tetovë, Hoti: Kosova në pozitë të pafavorshme – mjetet i japim ne, projektin e përzgjedh pala maqedone

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar “anomalitë e marrëveshjes Kosovë-Maqedoni e Veriut për projektin e tunelit në rrugën Prizren-Tetovë”.

Hoti shkroi në Facebook se “nenet 4 dhe 5 e vendosin palën kosovare në pozitë të pafavorshme dhe vetëm si palë mbikëqyrëse”.

Ndër tjerash, Hoti thotë se “mjetet i paguajmë nga buxheti i Kosovës, por projektin na përzgjedh pala maqedone”.

“Por nenet 4 dhe 5 e vendosin palën kosovare në pozitë të pafavorshme dhe vetëm si palë mbikëqyrëse. Në nenin 4 thuhet: Kriteret për përzgjedhjen e operatorit për përgatitjen e projektit të tunelit zhvillohen nga “Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup”; Procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e operatorit për përgatitjen e projektit për tunelin kryhen nga “Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore” e Maqedonisë së Veriut. Në nenin 5 thuhet: Pala kosovare e transferohen buxhetin e saj në “Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore” të Maqedonisë së Veriut; Pala kosovare ka rol monitorues në këtë proces”.

“Kështu që, sipas nenit 5 është e qartë se kjo marrëveshje NUK i siguron palës kosovare rol vendimmarrës, por vetëm monitorues.

Kriteret për përzgjedhjen e operatorit dhe procedurën e prokurimit i kryen pala, respektivisht “Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup” dhe “Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore” e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja nuk i jep asnjë rol Fakultetit të Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës, apo inxhinierëve të ndërtimtarisë në Ministrinë e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës. Mjetet i paguajmë nga buxheti i Kosovës, por projektin na përzgjedh pala maqedone. A është kjo qasja “sovraniste” që po e promovojnë këta mashtrues?”, shkruan Hoti.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci