Të fundit

Deputeti i VV-së sërish kundër Kurtit: Kurrë nuk votoj ligje që cënojnë familjen

Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë familjen. Kështu thotë deputeti i VV-së, Eman Rrahmani lidhur me Projekt-kodin e ri Civil, të cilin kryeministri Albin Kurti ditë më parë tha se Qeveria e Kosovës planifikon të kalojë gjatë muajit maj.

“KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN!

Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës!”, shkruan Rrahmani në Facebook.

Kryeministri u shpreh i sigurt se do të arrijë shumicën parlamentare që ky projekt-kod të kalojë.

“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, ka deklaruar Kurti.

Në këtë projekt-kod bën pjesë edhe bashkësia e të njëjtës gjini, për çka pati marrë kundërshtime nga vetë deputetët e partisë së tij./Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci