Të fundit

Pse u vra serbi në Gjermani? – flet vëllai i Rrustem Llapit

Një burrë nga Kosova, i njohur si Rrustem Llapi, është arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se e ka vrarë një serb brenda një lokali në Dyseldorf.

Lidhur me këtë rast, përmes telefonit ka folur në Klan Kosova, Ramadan Rushiti, vëllai i dorasit, i cili tha se nuk i di shkaqet që dërguan deri te vrasja.

”Aq sa dini ju portalet, aq dimë edhe ne. Vëllai im ka qenë një njeri shumë i dashur, jo drogirash – iu garantoj që as shijen e alkoolit nuk e di çfarë është”.

”Unë kam komunikuar edhe me gruan e tij dhe me djem. As ata nuk e dinë qysh dhe pse”.

”Iu garantoj që është një njeri shumë i mençur dhe i matur, pa qenë ngushtë diçka ai nuk do të shtinte me armë”.

Shënim i redaksisë: Ky artikull është botuar më 29 prill 2024 në orën 18:12, me titull: “Pse u vra serbi në Gjermani? – flet vëllai i Rrustem Llapit”. Artikulli është publikuar fillimisht me një fotografi të luftëtarit të arteve marciale, serbit Aleksandar Stefanoviq. Personi në fjalë është raportuar gabimisht si viktima në rastin e lartëpërmendur. 

Stefanoviq, i cili po ashtu jeton në Dyseldorf, më datë 30 prill 2024 ka folur për televizionin Klan Kosova, duke treguar se ai është gjallë dhe nuk është vrarë.

Paparaci menjëherë ka përditësuar fotografinë me të cilin është shoqëruar artikulli, duke e vendosur fotografinë e viktimës të rastit në fjalë, shtetasit gjerman me origjinë serbe, Aleksandar M, i cili ishte reper dhe pronar i lokalit ku ndodhi vrasja.

Fotografia nuk është ndërruar vetëm në llogarinë e mediumit në Facebook.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci