Të fundit

Video: Plagoset një shqiptar në Belgjikë nga bashkëkombësi i tij

Një atentat me armë zjarri i cili dyshohet se është bërë për motive gjakmarrjeje ka ndodhur të dielën në Belgjikë.

Mediat belge kanë shkruar se i plagosur ka mbetur Agustin Kaza 44-vjeçar me shtetësi shqiptare i cili është qëlluar me armë zjarri nga një bashkatdhetar, i cili pas krimit mendohet se është arratisur në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur në tarracën e një lokali në Bruksel. Viktima, sipas autoriteteve përgjegjëse, është në rrezik për jetë.

“Policia u njoftua për të shtëna në tarracën e një kafeneje në Joseph Brandstraat në Schaarbeek të dielën në mbrëmje, më 28 prill, rreth orës 22:30”, ka thënë zëdhënësi i policisë Audrey Dereymaeker. “Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri”, thuhet në raport.

Sipas policisë, viktima është qëlluar me disa plumba në pjesën e kokës dhe gjoksit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci