Të fundit

Kajtazi: Ndërkombëtarët nuk kanë besim tek Kurti, Osmani po i mashtron njerëzit

Gazetari Vehbi Kajtazi vlerëson se ndërkombëtarët nuk kanë besim tek kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kështu e lidh pas kushtëzimit të tyre për anëtarësim të vendit në Këshill të Evropës me formimin e Asociacionit. Kajtazi përmend edhe një mashtrim që po bën presidentja Vjosa Osmani karshi qytetarëve.

Ai thotë se deri më tash nuk është parë vullnet nga Bashkimi Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, por është parë veç presion tjetër që ta detyrojë ta zbatojë Asociacionin.

“Problemi është se në vazhdimësi në këto vitet e fundit Kosova është pa si problem për arritjen e një marrëveshje me Beogradin. Marrëveshje përfundimtare por në mënyrë të veçantë temat që kanë mbet pezull siç është Asociacioni. Pa të drejtë në shumicën e rasteve është pa kështu ndonëse qeveria Kurti në fillim e ka neglizhu dialogun, çka do të duhej ta merrte me prioritet në mënyrë që të mbyllej çështja e hapur me Serbinë dhe vendi të ecte përpara. Përmbushja e detyrimeve që i ka marrë Kosova në Bratisllavë mendoj që veç është kry. Por deri tash nuk kemi pa vullnet nga Bashkimi Evropian për t’i hequr sanksionet Kosovës të cilat e kanë dëmtu financiarisht për miliona euro. Vlerësohet mbi 500 milionë.

Megjithatë BE mendoj që do ti mbajë këto sanksione për shkak të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, përkatësisht Brukselit që lidhet me themelimin e Asociacionit. Përkundrazi po shoh presion tjetër që ta detyrojë ta zbatojë Asocacionin, përkatësisht Zajednicën qysh e quante Vetëvendosja në vazhdimësi. Tash, derisa ti sheh presion direkt nga kancelari gjerman, presidenti francez, për ta çu në Gjykatë Kushtetuese, nuk është se mundesh me prit heqjen e sanksioneve në të njëjtën kohë. Kjo ka një histori dhe një hile në gjithë këtë. Hilja është te fakti qe ndërkombëtarët nuk kanë besim tek kryeminstri Kurti. Është humb besimi mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve”.

Sipas Kajtazit, ndërkombëtarët po e shohin trysninë si të vetmen formë për ta detyru Kosovës që t’i përmbush obligimet e veta.

“Ata po e shohin si të vetmen formë për ta detyru Kosovën me i përmbush obligimet që i ka marrë vet, është trysnia. Pra kushtëzimi që në rastin tonë po na kushton shumë. Kurti ka lëshu pe disa herë. Nuk po i reziston këtij presioni. Kurti po i bishtnon Asociacionit por kështu siç është e ka pranu vet”.

Tutje, gazetari Kajtazi deklaron se nuk e kupton refuzimin e Kurtit për ta çu në Gjykatë Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Megjithatë, sipas tij, ditët e fundit ka parë vullnet të Qeverisë për ta bërë këtë.

Ai thotë se presidentja Osmani po mashtron njerëzit se Serbia mund të paditet nëse vendi ynë anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Nuk po e kuptoj refuzimin e tij për ta çu në Gjykatë Kushtetuese si garantuese që të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës. E ka pranu me gjitha ato të meta që i ka, tash është detyrim ndërkombëtar dhe nuk po e çon në Gjykatë Kushtetuese me mundësinë për ta krehur nga shkeljet e mundshme të kushtetutës. Këtë logjikë nuk po e kuptoj. Mbase ai e di më mirë. Ky refuzim po na bje neve në një situatë kur nuk diskutohet më për heqjen e sanksioneve por për mundësinë që të mos anëtarësohemi në Këshill të Evropës. Sidoqoftë unë këto ditë kam lexu vullnet të qeverisë për ta çu në Gjykatë Kushtetuese.

Presidentja Osmani iu tha familjarëve të të pagjeturve se me anëtarsim në KiE mund të paditet Serbia. Nëse Osmani nuk e di që nuk mund të paditet Serbia në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, është problem sepse ajo nuk di kurgjë nga fusha juridike. Por unë besoj që ajo e di dhe po i mashtron njerëzit. Por këtë po përpiqet ta shes si diçka të mirë që mund t’i ndodh Kosovës, përkatësisht njerëzve që janë të prekur nga lufta e fundit”, tha Kajtazi në Rubikon./Paparaci

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci