Të fundit

“Amerikanëve iu tha jo, tash s’ka njohje të ndërsjelltë me Serbinë”, Kajtazi thotë se Kurti bëri shumë gabime

Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka bërë gabime në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai thekson se, kur Kurti ka ardhë në pushtet, njohja e ndërsjelltë ka qenë në qendër të dialogut, ndërsa tash nuk është.

“Ka një tendencë për me lulu këtë marrëveshjen, integrimin e Kosovës, duke e abstenu faktin që ky dokument, kjo marrëveshje përbrenda Kosovën e shkatërron. Këtë mos ta harrojmë. Sikurse ka një tendencë që me e falë Kurtin për ato 10 vjet që ia ka humb vendit dhe me thënë fushatë ka qenë, tash ka ndryshu. Janë gabim. Kur ka ardh Kurti në pushtet duhet me pas parasysh në cilën fazë e ka gjet dialogun. Dhe cilat kanë qenë parimet negociuese mbi të cilat ka ecë Kosova.

Kur Kurti ka ardh në pushtet, ka marrë dy herë dy letra nga dy presidentë amerikanë, ku e kanë pasë njohjen e ndërsjellë në qendër e cila gjatë negocimit që ka bërë Kurti me Serbinë, kjo është heq. Serbia e ka pas në kapitullin 35 njohjen e Kosovës. Nuk e ka më. Kush e ka mundësu? Kurti, sepse ka arrit një marrëveshje e cila ka Rezolutën 1244 brenda edhe e cila nuk e paragjykon statusin përfundimtar të Kosovës. Këto nuk guxojmë me i harru duke e pas parasysh që Kurti i ka sjell këto. Kurti e ka pru në nivel të shkatërrimit të brendshëm të Republikës së Kosovës. Kurti ka bë gabime shumë”, tha Kajtazi në Rubikon.

Siç pohon Kajtazi, Kurti në vazhdimësi iu ka thënë jo amerikanëve.

“Amerikanëve në vazhdimësi iu ka thënë jo për diçka, ka shku ndërmjetësit evropian ia ka pranu. Dmth qasja e Kurtit në raport me gjithçka që ka ardh nga SHBA ka qenë refuzuese. Ama veç një rast kur iu ka thënë po amerikanëve. Nuk ka asnjë rast që Kurti iu ka thënë po amerikanëve. Asnjë rast nuk është në këtë proces”.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci