Të fundit

Vendos edhe Tuchel, ky është formacioni zyrtar i Bayernit kundër Realit

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Në çerekfinale, Bayerni e eliminoi Arsenalin 3:2, ndërsa Reali e eliminoi Manchester Cityn me ndihmën e penalltive, raporton KosovaPress.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin korrik të vitit 2019, ku asokohe Bayerni e mposhti Realin 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Bayerni mungojnë Boey, Buchmann, Coman, Marusic, Sarr dhe De Ligt, kurse te Reali nuk do të paraqiten Alaba dhe Carvajal.

Pas Carlo Ancelottit, që e publikoi formacionin zyrtar afro dy orë para fillimit të ndeshjes, tani 11-en titullare e ka publikuar edhe Thomas Tuchel dhe atë mund ta gjeni më poshtë.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci