Të fundit

Dyshimet për 150 mijë euro: Mbyllen hetimet ndaj Stupcave, del se njëri aksionar është përfshirë në “parregullsi”

Kanë marrë epilog final dyshimet për dallavere me qindra mijëra euro në kompaninë “Stupcat Group”.

Një hetim i Administratës Tatimore të Kosovës ka gjetur se biznesi “Stupcat Group” nuk janë implikuar në keqpërdorime financiare, por janë evidentuar disa parregullsi tatimore.

Raportin e plotë të hetuesve tatimorë e ka siguruar Paparaci. Aty thuhet se “Stupcat Group” kanë histori të mirë të deklarimeve tatimore dhe se janë tatimpagues serioz.

Hetimi i ATK-së bazohet në një hetim të nisur nga Prokuroria e Prishtinës pas denoncimeve të Osman Azemit, njërit prej tre aksionarëve të kompanisë.

Azemi dyshonte se një shumë prej rreth 150 mijë eurove të kompanisë ishin keqpërdorur gjatë një periudhe gjashtë vjeçare (2015-2021) në emër të kompanisë.

Por, hetimi i ATK-së ka marrë një rrjedh të papritur. Vet denoncuesi Osman Azemi është përfshirë në parregullsi tatimore, kanë zbuluar hetuesit.

Osman Azemi dyshohet se si aksionar dhe drejtor i biznesit i ka përdorur “Stupcat” për marrjen e dy kredive për qëllime private, të cilat i ka regjistruar si shpenzim për kompaninë.

“Gjatë kontrollit kemi hasur në disa pa rregullsi të vogla në dy kredi që janë marr në emër të kompanisë Stupcat Group shpk e që janë përdorur për qëllime private te aksionarit z. Osman AZEMI. Njëra kredi është marr për blerje te veturës private dhe tjetra për blerje te banesës private për z. Osman AZEMI”, thuhet në raport.

Po ashtu, Osman Azemi ia kishte shitur një personi tjetër veturën Audi A6, në vlerë totale prej: 3,000.00 €, pa e deklaruar në ATK, thuhet në raport.

“Arsyeja e mos deklarimit të saj nga ana e kontabilistit ka qenë se njëri nga pronarët (Osman AZEMI), që e ka shitur veturën një personi privat, asnjëherë nuk e ka sjellë kontratën e shitjes e as faturën në zyrë, që pastaj me regjistruar ne librat kontabël dhe njëkohësisht me e deklaruar në ATK”, thotë raporti.

Në total, për shkak të këtyre veprimeve, Stupcat Group janë ngarkuar me detyrime shtesë tatimore në vlerë 2 mijë e 300 euro.

Subjekt i hetimeve të ATK-së ka qenë edhe deklarimi i Osman Azemit se biznesi më herët ka pasur një kontratë bashkëpunimi me kompaninë ‘Kujtesa Net’ në vlerë 400,000.00 euro, e cila nuk ishte deklaruar.

Megjithatë, hetuesit tatimorë thanë se nuk kanë arritur të dëshmojnë se ka ekzistuar kjo kontratë.

“Sa i përket kësaj kontrate, ne kemi hulumtuar të dhënat tona, kemi analizuar blerjen mbi 500 euro të ‘Kujtesa Net’ mirëpo nuk kemi mundur me has në ato transaksione dhe as kontratën nuk kemi mundur ta sigurojmë. Nuk janë deklaruar nga asnjëra palë, si në blerje ashtu edhe në shitje, gjithnjë duke pasur parasysh periudhën e hetimit për gjashtë vitet e fundit”, thuhet në raport.

Hetuesit tatimorë, pas hetimeve, kanë vlerësuar se nuk ka bazë të mjaftueshme që të vazhdohet me procedura penale ndaj biznesit dhe që kjo lëndë të mbyllet. /Paparaci.com

Lexo edhe:

Akuzat për dallavere – publikohen dëshmitë e njeriut që menaxhonte paratë e “Stupcave”

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci