Të fundit

Kajtazi: Kamionët e Radojçiqit e kanë shtru Rrugën e Kombit

Kompania e Millan Radojçiqit dhe Zvanko Veselinoviqit, në ortakëri me një kompani kosovare e kanë shtru Rrugën e Kombit.

Kështu pohon gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon derisa po diskutohet për sovranitetin në veri të vendit.

“Nëse e masim, a është i madh sovraniteti tash ndonëse nuk kemi kryetar komunash sikur mëherët. Janë katër kryetar qesharak. A kemi më shumë sovranitet tash apo kur e kishte Millan Radojiçiqi pushtetin atje. Atje mbreti ka qenë Millan Radojçiqi. Po e akuzojmë Kurtin se kemi më pak sovranitet ndërkohë që Millan Radojçiqi e ka pas sovranitetin në dorë atje. Ai i cili ka shtru edhe autostradë në Kosovë. Kamionët e tij. Rrugën e Kombit. Kamionët e tij kanë punu atje, në ortakëri me biznese të lidhura me pushtetin e asaj kohe. Kompania e Radojçiqit dhe Zvanko Veselinoviq në ortakëri me një kompani kosovare kanë shtru Rrugën e Kombit”, tha ai.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci