Të fundit

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa është në spital

Mbrojtësi i Enver Sekiraqës, avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se klienti i tij nuk gjendet në arrati ashtu siç është raportuar në media. Sipas tij Enver Sekiraqa gjendet në spital për shërim.

Avokati Berisha deklaroi se është bërë show me rastin e Enver Sekiraqës, duke deklaruar se i njëjti është në arrati, por sipas tij e vërteta qëndron ndryshe.

“Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar me probleme shëndetësore serioze. Të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat është trajtuar dhe ka kërkuar leje dalje e shoqërim nga Polica”, tha avokati Berisha në RTV Dukagjini, transmeton Paparaci.

Berisha nuk pranoi të tregoi se në cilin vend gjendet klienti i tij, por shtoi se ishte e drejtë e tij lëvizja e lirë, pasi që ai ishte lënë në liri me aktgjykim të Gjykatës Themelore të Kosovës.

Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 25 vjet burg më 3 maj, për shkak të nxitjes në vrasje të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza.

Ndërsa pas vendimit të themelores, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Gjykata e Apelit ia caktoi masën e paraburgimit, por Sekiraqa sipas Policisë së Kosovës ishte arratisur.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci