Të fundit

Një tërmet mjaft i fortë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter tronditi Kroacinë

Shërbimi sizmologjik në Kroaci ka regjistruar sot në mëngjes një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 km në jug të Slunjit.

Tërmeti ndodhi në orën 5:38 të mëngjesit dhe epiqendra ishte rreth 15 km në jug të Slunjit, transmeton Paparaci.

Magnituda e tërmetit ishte 4.3 ballë të shkallës së Richter-it, dhe intensiteti në epiqendër u vlerësua në shkallët V-VI të shkallës EMS.

Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, kryesisht në Likë dhe në pjesën qendrore të vendit.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti është ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Bukvalisht çdo gjë po dridhej, çdo pjesë e shtëpisë”, shkroi një përdorues i EMSC nga Bihaqi.

“Na zgjoi dhe na tronditi mirë”, shtoi një tjetër nga Slunji./Paparaci.com

imazh

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci