Të fundit

Ylli i Realit tallet me stadiumin e Bayernit

Përplasja gjysmëfinale në Champions League mes FC Bayern dhe Real Madrid ishte paraqitja e parë në stadiumin Allianz Arena për shumë yje të Realit.

Një prej tyre është Vinicus Junior, braziliani i cili shënoi dy gola në barazimin 2-2 të së martës në mbrëmje.

Të hënën, madrilenët erdhën në stadium për seancën e fundit stërvitore para ndeshjes për të testuar fushën. Megjithatë, “Allianz Arena” nuk ka lënë një përshtypje të mirë te Vini Jr. Sipas portalit “Defensa Central”, braziliani gjatë inspektimit të fushës tha: “Stadiumi duket si një gomë e madhe”.

Se çka donte të thoshte në të vërtetë Vini, kjo ndoshta do të mbetet sekreti. Por supozohet se ai po tallej me stadiumin e Bayernit.

Allianz Arena, stadiumi i Bayernit që nga viti 2005, ka ndarë gjithmonë në dysh qëndrimet e spektatorëve. Disave u pëlqen pamja futuriste e stadiumit, ndërkohë që shumë tifozë mund të pajtohen edhe me talljen e Vini Jr. Në Gjermani, Allianz Arena shpesh thirret me ironi si “varkë gome”.

Por nga ana sportive, yjet e Realit treguan dukshëm më shumë respekt për skuadrën e Bayernit sesa për stadiumin e kampionëve rekord gjermanë.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci