Të fundit

Tre nga të plagosurit në Lupç po trajtohen në QKUK nën sigurim të policisë

Tre nga katër personat e plagosur në Lupç të Podujevës të mërkurën pasdite po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë të ditur policia.

Në një njoftim në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës tha se të plagosurit po trajtohen në QKUK nën sigurim të policisë.

Dy persona të tjerë ndodhen në mbajtje në stacionin policor.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje, mirëpo tre prej tyre ende janë duke marr tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën sigurim të policisë”, tha policia.

Policia tha se të mërkurën janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përplasur në mes veti, në rast është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar të kalibrit të vogël. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë policia.

“Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci