Të fundit

Marko Gjuriq: “Përkrahja e Bakoyannis për Kosovën akt i turpshëm”

Pas deklaratës së Dora Bakoyannis se asnjë kandidati për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk i është kërkuar të përmbushë aq shumë kritere sa Kosova, pason gara e servilëve të Vuçiqit se cili po e fyen më shumë Bakoyannis-in.

Shefi i ri i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, me një gjuhë “shumë diplomatike” ka pretenduar se deklarata e Dora Bakoyannis është edhe një “hap i saj i turpshëm”.

“Në përpjekje për të legjitimuar me pafytyrësi para popullit grek dhe serb dhe publikut të gjerë evropian mospërfilljen e saj të plotë për shkeljet flagrante të regjimit të Kurtit, Dora Bakoyannis ka ndërmarrë një hap tjetër të turpshëm. Shkeljet që ajo pretendon se nuk i sheh, pavarësisht 300 vizitave të saj në rajon, përfshijnë jo vetëm detyrimet formale që rrjedhin nga Marrëveshja e Brukselit dhe negociatat e Ohrit, por më e rëndësishmja, të drejtat themelore njerëzore, politike dhe ekonomike të serbëve në Kosovë. Ajo tani deklaron se asnjë kandidat për anëtarësim në Këshillin e Evropës i është kërkuar ndonjëherë të plotësojë aq kritere sa nga regjimi i Kurtit”, ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X”, transmeton Paparaci.

Ai ka pretenduar se “do të dëshironte, nëse është e mundur, të dijë saktësisht” se cilat janë kriteret mbi bazën e të cilave ajo tani mbështet anëtarësimin e qeverisë etno-nacionaliste të Kurtit në Këshillin e Evropës”.

“A është ndalimi i plotë 11-mujor i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë? A është ndalimi i paligjshëm i përdorimit të dinarit serb, që sjell deri aty që spitalet në zonat me shumicë serbe të mbesin pa ilaçe dhe mjekët, infermieret dhe nënat të mos marrin rroga apo pensione. A janë këto kritere ndoshta arrestime të paligjshme, apo është shtypja brutale që ekspozohen serbët e Kosovës në baza ditore?”, pyet Gjuriq.

Ai gjithashtu ka thënë se mbështetja për anëtarësimin e qeverisë së Kurtit në KiE është “një njollë e turpshme që nuk mund të justifikohet”.

“Njollë për të cilin jam thellësisht i bindur nuk është në interes as të popullit grek dhe as atij serb”, ka përfunduar ministri i ri i jashtëm serb./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci