Të fundit

“I nderuari gjeneral”: Kurti e Osmani e injorojnë, vetëm Konjufca e ‘vëren’ prezencën e Lushtakut

Një seancë solemne e Kuvendit po mbahet në nderim të Ilaz Kodrës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ra dëshmor para 25 vjetësh.

Krerët e shtetit folën në nderim të Ilaz Kodrës dhe luftës çlirimtare në seancën ku të pranishëm ishin edhe bashkëluftëtarë të Ilaz Kodrës, sikur ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Për dallim prej presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca zgjodhi ta përshëndes edhe Sami Lushtakun, shkruan Express.

“E nderuar presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu, i nderuar kryeministër Kurti, e nderuara familje e heroit tonë Ilaz Kodra, të nderuar deputetë, zëvendëskryeministra e ministra të kabinetit qeveritar, të nderuar përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, i nderuar kryetar i Skënderajt, z. Fadil Nura, i nderuari komandant i Zonës Operative të Drenicës, gjeneral Lushtaku”, tha Konjufca në krye të fjalës së tij.

Presidentja, paraprakisht, nuk e përmendi Lushtakun.

Lushtakun s’e përshëndeti as kryeministri Albin Kurti në fillim të fjalës së tij.

Shefi i Qeverisë e përmendi Lushtakun vetëm në mesin e emrave të bashkëluftëtarëve të Ilaz Kodrës që i lexoi dhe për të cilët tregoi se “organizuan aksione dhe aktivitete” në luftë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci