Të fundit

Gërvalla takon homologun estonez, flasin për situatën e sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna me të cilin diskutuan rreth situatës së sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.

Sipas komunikatës për media ata disktuuan edhe për nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.

“Dy ministrat biseduan rreth situatës së sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, rreziqeve që kërcënohen nga Rusia dhe satelitët e saj si Serbia si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë”.

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna rreth progresit që Republika e Kosovës ka shënuar në shumë fusha duke përfshirë sundimin e ligjit, demokratizimin e vendit dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, fusha këto të cilat janë konfirmuar nga raporte të ndryshme ndërkombëtare por edhe nga raporti i Raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis”.

Tutje, Gërvalla e ka falënderuar homologun e saj estonez për mbështetjen e madhe që Estonia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe siç thuhet në komunikatë, tani në hapin e fundit për anëtarësim në Këshillin e Ministrave.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci