Të fundit

Kurti glorifikon figurën e heroit Kodra, pushteti i tij ia largoi gruan nga puna – gjykata e ktheu sërish

Mbi gjashtë herë, nga viti 2022 deri në vitin 2024, Kimete Kodrës i ra të shkonte në gjykatë për të luftuar për rikthim në vendin e saj të punës si përgjegjëse e Zyrës Postare në Skenderaj.

Në janar të vitit 2022, gruaja e heroit Ilaz Kodra ishte larguar përkohësisht nga puna në Postën e Kosovës, ndërmarrja publike që drejtohet nga njerëz të lidhur me pushtetin.

Posta e kishte futur Kodrën në procedurë disiplinore për një parregullsi të pretenduar financiare në Zyrën Postare në Skenderaj dhe i kishte shqiptuar asaj masën e largimit të përkohshëm nga puna.

Në gjykatë, ajo e ka provuar pafajësinë e saj.

Në mars të vitit 2024, Gjykata e shpalli joligjor vendimin e Postës së Kosovës dhe e ktheu në vendin e saj të punës gruan e heroit të kombit. Në një deklarim për media pasi e fitoi rastin ndaj Postës, Kimete Kodra ishte shprehur se kryeministri Albin Kurti ishte i njoftuar për betejën e saj ligjore me ndërmarrjen publike.

Bashkëshorti i saj, Ilaz Kodra, është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmorë duke mbrojtur civilët e paarmatosur shqiptarë në fshatin Shtuticë më 30 prill të vitit 1999.

Pikërisht për nderim të rënies heroike të tij dhe 315 dëshmorëve e martirëve të tjerë që u vranë nga forcat serbe në fshatrat e Drenicës atë ditë, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne të enjten.

Kryeministri Albin Kurti, i cili injoroi për gati dy vite largimin nga puna të gruas së heroit, sot i thuri lavde komandantit të Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me 30 prill 199, forca të shumta policore dhe ushtarake të Serbisë i rrethuan me mijëra banorë të strehuar në fshtrat Verbovc dhe Shtuticë. Ilaz Kodra, bashkë me luftëtarë të tjerë të Brigadës 114 ‘Fehmi Lladrovci’ u pozicionuan në mbrojtje të banorëve civilë dhe luftuan me trimëri përkundër mundësive të aq të pabarabarta përball forcave armike armike serbe”, tha Kurti.

“Nga ora 5 e mëngjesit deri në pra 16 të pasdites, forcat e Serbisë i granatuan pa pushim to anë të Drenicës duke i vrarë gjithsej 315 njerëz. Mes tyre, atë ditë rreth orës 16, u vra edhe Ilaz Kodra, komandanti i Brigadës 114 ‘Fehmi Lladrovci’. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ilaz Kodrën dhe i nderuar vendi i tij në historinë moderne të Kosovës”, vazhdoi fjalimin kryeministri.

Në seancën solemne e pranishme ishte edhe Kimete Kodra dhe dy vajzat e saj.

“Andaj krenohuni me Ilaz Kodrën ju znj. Kimete, bashkëshorte e heroit Ilaz Kodra, vajzat e Ilazit, Sumeja dhe Krenare Kodra, vëllai Avni dhe axha Rexhep Kodra. Sepse përtej familjes e përveç familjes, dhe familjarëve e farefisit, krenarisë dhe nderimeve për Ilaz Kodrën nisur nga bashkëluftëtarët e tij të gjallë, u janë bashkuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar”, tha Kurti. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci