Të fundit

“Naimi bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit”: U lirua nga paraburgimi, kjo është dëshmia e Tomë Dodajt

Tomë Dodaj, personi që ia shiti armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës me të cilën u ekzekutua Liridona Ademaj, është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri.

Vendimi është nxjerrë në 17 prill nga një gjykatës i Gjykatës Supreme.

Por çka kishte thënë Dodaj në dëshminë e tij, pas rastit tragjik?

Tomë Dodaj, kishte pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës.

Në dëshmitë e siguruara ekskluzivisht nga Paparaci, Dodaj ka rrëfyer ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli e Granit Plava.

Ai mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro.

Dodaj tregon mënyrën se si është bërë shit-blerja, ndërsa deklaron se Murseli e Plava e kanë provuar armën në oborrin e tij.

“Unë nuk i kam njoftë këta persona deri më datë 29 nëntor 2023. Po as atë ditë nuk i kam njoftë si emra por e kam kuptuar pasi janë arrestuar që këta dy ishin personat që kanë ardhë me rregullu veturën atë ditë tek unë. Atë ditë që kanë ardhë ju kishte prish goma e veturës Range Rover që e ka pasë ngjyrën e zezë dhe mu më ka ardh keq ku e kam marrë veturën time Reno Laguna, e kam marrë gomën e dëmtuar të veturës së tyre dhe kemi shku tek Eurogoma në fshatin Osek.

Pas kthimit në veturë, Naimi ka fillu me fol për armë dhe ka thanë se e kam një armë 1000 euro. Unë i kam thanë se unë e kam një armë që vlen 250 euro. Naimi më ka thënë a bën me kqyrë. Më pas kemi shku në shtëpi, e kam marrë armën e cila ka qenë e tipit Zaztav e kalibrit 6mm ku shoku i Naimit, Graniti e ka marrë dhe e ka provu ata në oborrin tim. Pas Granitit e ka marrë edhe Naimi e ka provu armën. E kanë marrë armën e janë shku në drejtim në Eurogomës dhe kanë thanë se kur të kthehemi do ti marrim edhe fishekët. Pasi që kanë ardhë i kanë marrë edhe 20 fishekë të kalibrit 6.35 mm dhe janë larguar nga aty.

Vlera e armës ka qenë 250 euro ndërsa fishekët ia kam shitur për 30 euro. Sa më kujtohet mu krejt ngjarja ka ndodhur për rreth një orë prej orës 14:00 deri në 15:00. Nuk më ka tregu asgjë por as unë nuk i kam vetë. Nuk kam qenë i sigurt që ka qenë arma ime 100 për qind, nëse do isha i sigurt do ta kisha raportuar. Armën e kam qe rreth 5-6 vjet. Nuk e kam përdorë. Nuk ia kam dhënë askujt në shfrytëzim. Armën e kom ble në Gjakovë nga do persona të Shqipërisë por nuk e di kush janë ata”, kishte thënë Dodaj.

Ekskluzive: Zhvillime në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, lirohet njëri nga të dyshuarit – mbrohet në liri

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci