Të fundit

Blinken: Hamasi të pranojë marrëveshjen për zgjidhjen e krizës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Izrael për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë, shprehu vendosmërinë e tij për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza si pjesë e një marrëveshjeje që do të shihte lirimin e më shumë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

”Izraeli ka bërë kompromise shumë të rëndësishme në propozimin në tryezë”, tha Blinken pas takimit me Netanyahun.

“Hamasi duhet të vendosë nëse do ta pranojë këtë marrëveshje dhe t’i çojë gjërat përpara për njerëzit për të cilët pretendon se interesohet në Gaza. Nuk ka kohë për vonesë, nuk ka kohë për negociata të mëtejshme”, theksoi diplomati i lartë amerikan.

Blinken u takua gjithashtu me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për bisedime të fokusuara në dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite njoftoi se kalimi kufitar Erez, i vendosur në skajin verior të Gazës, ishte hapur për të lejuar kalimin e 30 kamionëve që transportonin ushqime dhe furnizime mjekësore nga Jordania.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci