Të fundit

“161 milionë euro peshon gënjeshtra jote”, Bajrami i reagon Muratit për vlerën e kontratave të negociuara

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e negociuara në mesatare janë një milionë euro për ministri. Ajo tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se në më pak se tre vite janë nënshkruar 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror.

Ajo deklaroi se vlera e kontratave që e paraqiti Murati me vlerën reale ka dallim 161 milionë euro.

“Për me pak se tri vite janë nënshkru 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror. Janë 16 ministri që nëse kish qënë mesatarja 1 milionë euro në vit për ministri do të duhej të ishin 48 milionë euro kontrata sekrete për tri vite, POR sipas KRPP-së janë nënshkru 209 milionë euro. Diferenca në mes 209 dhe 48 milionë euro është 161 milionë euro. Kaq peshon gënjeshtra e Hekuran Muratit”, tha Bajrami.

Kështu sipas saj “gënjeshtra”, e Muratit peshon 161 milionë euro.

“Vetëm një nga gënjeshtrat e ministrit të financave që sot e tha  në seancë peshon hiq më pak se 161 milionë euro. Për shkaqe objektive nuk jam në seancë por ministri i financave po thotë plot të pavërteta. Ai për kontratat e negociuara tha se në mesatare janë një milionë euro për ministri. Kjo nuk është e vërtetë. Tjetra, ai prapë i referohet skandalit të Thesarit, por anashkalon faktin se drejtorin e Thesarit e ka bë guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës. Koncentrohu ministër! Po për shlyrjen e borxheve ambalazhuesëve të ujit çka ka me thanë ministri i financave?!”, tha tutje ajo.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci