Të fundit

Parashikimi tmerrues, Inteligjenca Artificiale mund të nisë luftën bërthamore

“Rusia dhe Kina duhet të sigurohen që vetëm njerëzve dhe asnjëherë inteligjencës artificiale, t’iu jepet kontrolli i armëve bërthamore për të shmangur një skenar të mundshëm të fundit të botës”.

Është ky një parajmërimi i një zyrtari të lartë amerikan, i cili deklaron se Uashingtoni, Londra dhe Parisi kanë rënë dakord të mbajnë kontrollin e plotë njerëzor mbi armët bërthamore.

Zyrtari i kontrollit të armëve të Departamentit të Shtetit, Paul Dean, i kërkoi dje Moskës dhe Pekinit të ndiqnin të njëjtën rrugë për të shmangur një aksident që do të ishte katastrofal.

Deklarata alarmante u bë në një konferencë në Vjenë të hënën, ku zyrtarë civilë, ushtarakë dhe teknologjikë nga më shumë se 100 vende u takuan për të diskutuar perspektivën e sistemeve të militarizuara të Inteligjencës Artificiale.

“Ky është  momenti Oppenheimer i brezit tonë. Tani është koha për të rënë dakord për rregullat dhe normat ndërkombëtare”, tha ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Gjatë fjalëve të tij hyrëse në Konferencën e Vjenës mbi Sistemet Autonome të Armëve, Schallenberg e përshkroi Inteligjencën Artificiale si përparimin më domethënës në luftë që nga shpikja e barutit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci