Të fundit

Naim Bardiqi lë përfundimisht Bordin Drejtues të SHSKUK-së

Naim Bardiqi ka dhënë dorëheqje nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së pas përfundimit të mandatit si kryesues.

Naim Bardiqi ka dhënë dorëheqje nga Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, pas përfundimit të mandatit një vjeçar të kryesuesit.

“Jashtëzakonisht mirënjohës dhe falënderues për kolegialitetin dhe bashkëpunimin”, ka deklaruar Bardiqi pas përfundimit të mbledhjes së Bordit.

Bardiqi ka thënë se për këtë vendim të tij e ka njoftuar ministrin një muaj më parë. “I kam premtuar ministrit se do të qëndroj për një vit”, ka deklaruar Bardiqi.

Anëtarët e Bordit e kanë falënderuar Bardiqin për bashkëpunimin. Dren Boshnjaku edhe pse ka thënë se ky njoftim i erdhi papritur dhe se nuk ka qenë në dijeni, e ka falënderuar Bardiqin për shkak të ndarjes së përvojës së tij me anëtarët tjerë.

“Të falënderoj për bashkëpunimin se ne si anëtarë të ri nuk kemi pas shumë përvojë në këto çështje”, ka deklaruar Boshnjaku. /GazetaShneta

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci