Së paku në 18 komuna janë shënuar fitore të partive dhe së paku 13 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Rezultati është ende i paqartë në shtatë komuna. Nga partitë, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës katër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tri dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dy.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në ora 22:15, balotazhin e kanë shmangur komunat: Deçan (AAK), Kaçanik (PDK), Mitrovica e Jugut (PDK), Leposaviq (Lista Serbe), Lipjan (LDK), Novobërda (Lista Serbe), Peja (LDK), Rahoveci (AAK) Shtërpca (Lista Serbe), Suhareka (AAK), Ferizaji (PDK), Zubin Potoku (Lista Serbe), Zveçani (Lista Serbe), Hani i Elezit (PDK), Graçanica (Lista Serbe), Ranillugu (Lista Serbe), Parteshi (Lista Serbe), dhe Mitrovica e Veriut (Lista Serbe).
Ndërkaq, në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-ÇDL), Vitija (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (KDTP-KATP).
Rezultati është ende i paqartë në komunat: Skenderaj (PDK-Bekim Jashari), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Obiliq (IQO-LVV), Gllogovc (PDK-DD), Istog (LDK-AA), Fushë Kosovë (LDK-LVV) dhe Shtime (PDK-LVV).