Të fundit

Çka po zihet? Hovenier pas Kurtit takohet edhe me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale.

Zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit në takimin e presidentes Osmani me ambasadorin Hovenier, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci