Të fundit

Gjimshiti titullar kundër Marseille në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Sonte me fillim nga ora 21:00 “Stade Velodrome” do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së Ligës së Evropës mes Marseille dhe Atalantas.

Në çerekfinale, Marseille e eliminoi me ndihmën e penalltive Benfican, kurse Atalanta e eliminoi Liverpoolin 3:1, raporton KosovaPress.

Kjo është përballja e parë në histori mes Marseille dhe Atalanta, sfidë të cilën e nis nga minuta e parë mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Marseille do të mungojnë Gigot, Nadir, Rongier dhe Ruiz, kurse te Atalanta nuk do të paraqiten Bakker, Hien, Holm dhe Toloi.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Marseille (4-3-3): Lopez; Murillo, Balerdi, Mbemba, Clauss; Kondogbia, Veretout, Harit; Luis Henrique, Aubameyang, Sarr

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Scalvini, Gjimshiti, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Koopmeiners; Scamacca, De Ketelaere

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci