Të fundit

Një vit nga deklarata për të zhdukurit, zbatimi i saj ende larg

Çështje urgjente dhe humanitare ishte vlerësuar fati i personave të zhdukur gjatë luftës, në deklaratën e përbashkët të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, një vit nga akti i nënshkrimit, nuk u bë asnjëherë zbatimi i saj me urgjencën e premtuar.

Kushtrim Gara, nga komisioni qeveritar i Kosovës për personat e zhdukur, thotë zbatimi i saj ka mbetur pezull shkaku i politizimit të çështjes nga Serbia.

“Në përgjithësi edhe zbatimi i kësaj deklarate por edhe marrëveshja e deklaratave të tilla paraprake, sic e kemi pasur edhe rastin me deklaratën në kuadër të procesit dialogut, deklarata nga Samiti i Londrës, diku në korrik të 2018, ku edhe aty kanë qenë 8 zotime, apo edhe marrëveshjet paraprake të arritura, sigurisht që sfiduese në zbatim mbesin për shkak të qasjes politizuese, të institucioneve të Serbisë kundrejt këtij procesi”, tha Kushtrim Gara nga komisioni qeveritar për të zhdukurit.

Gara teksa thotë se presin që Bashkimi Evropian të bëjë më shumë presion mbi Serbinë, thekson se kanë kërkuar disa herë nga Beogradi hapjen e arkivave rreth dyshimeve për varrezat masive.

“Përkundër ri-adresimit përkundër argumentimit të them dhe parashtrimit të kërkesave ose të nevojës mbi domosdoshmërinë, që këto informata do të kontribuonin në ndriçimin e fatit e personave të zhdukur, nuk ka përgjigje në kuptimin e përgjigjeve konkrete, qoftë për të ndarë këto informacione me ne, apo edhe për të saktësuar e caktuar, datat për fillimin e gërmimeve në lokacionet tanimë të shënjuara”, tha Gara, raporton RTV Dukagjini.

Këtë ngecje, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovës, e vlerëson dekurajuese për familjarët që presin zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Ai thotë se Bashkimi Evropian nuk ka bërë sa duhet për këtë proces.

“Ky ka qenë elementi që na ka bërë me besu që megjithatë do të kemi zhvillime pozitive sepse është thënë se nëse njëra palë heziton të i zbatojë pikat e deklaratës atëherë mund të ketë edhe sanksione por kjo ska ndodhë dhe ende edhe një vit më vone nuk është themeluar ky komision monitorues mbikëqyrës dhe mendoj se ky ka qenë një lëshim i BE-së, është dashtë të jetë më agjil që të krijohet ky komision i përbashkët”, tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova e Serbia më 2 maj të 2023, dakorduan përmbajtjen e deklaratës.

Ajo parasheh që palët të sigurojnë qasje të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000.

Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, videot, audio-incizimet dhe çdo dokument tjetër – përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar – që i posedojnë institucionet e të dyja shteteve.

Nga lufta e fundit në Kosovë, mbi 1600 persona figurojnë akoma të zhdukur.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci