Të fundit

“VV duhet të dijë se hajnia nuk mbulohet me veriun”

Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun.

Ai në “Debat Plus” tha se gjithmonë në skenën politike të Kosovës janë ndëshkuar partitë për të cilat ka pasur perceptim se janë të korruptuara.

“VV-ja dhe deputetët e tyre duhet të jenë të vetëdijshëm që nuk mundesh me mbulu korrupsionin, hajninë me veriun e as duke thënë ata kanë qenë më të këqij se ne.

Në Kosovë ka pasur përmbysje për këto arsye, për shkak që ka pasur një bindje që janë të korruptuar e pastaj është votu dikush tjetër.

VV po synon ta ndërtojë një fushatë, që me i mbulu këto gjëra, duke thënë se i kemi disa suksese. Ky mundet me qenë mashtrimi i radhës, [Serbia po don me na sulmu], por mos e përdor këtë kartë me mbulu hajninë, është e pandershme”, tha ai.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci