Të fundit

AGK i reagon ashpër Bashës: Po tenton disiplinimin tonë e të RTK-së

Asosacioni i gazetarëve të Kosovës, ka reaguar përseri pas deklaratave të fundit të deputetit nga radhët e VV-së Dimal Basha.

Sipas AGK-së deputeti Basha edhe këtë fundjavë ka vazhduar me gjuhën nxitëse si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj RTK-së.

“Në reagimin e ri pas intimidimit që bëri ndaj gazetares së RTK-së, Basha, e tregon hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik, duke ndërhyrë në atë se çka konsiderohet prioritet për t’u trajtuar dhe për t’u raportuar. Ngjashëm vepron edhe me AGK-në, kur provon të tregojë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet e të veprojë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“AGK-ja, e ka për mision primar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve, dhe reagon kur këto të drejta e liri, cenohen e shkelen. Teksa, lidhur me shkeljet e mundshme të Kodit të Etikës, çdo qytetar i Republikës së Kosovës, duke përfshirë deputetët, mund t‘i drejtojnë ato tek organi vetërregullues KMShK për mediet online, dhe tek KPM për televizione dhe radio”.

Tutje, AGK e fton Bashën që të përmbahet nga seria e sulmeve, si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj medieve, duke e përfshirë Transmetuesin Publik, RTK.

“Aludimi i serishëm i z. Basha se si AGK ashtu edhe RTK u shërbejnë interesave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, është krejtësisht i pabazuar e i papranueshëm, por mbi të gjitha shumë i rrezikshëm. Gjuha e tillë, e vazhdueshme sikur kjo e z.Basha dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet, kanë kontribuar që Kosova të bie kaq shumë në nivelin e respektimit të lirisë së medies, sikurse e ka konstatuar raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij”, përfundon reagimi.

Dimal Basha vazhdon gjuhën nxitëse ndaj gazetarëve: Po e vënë në qendër një marrëveshje që i intereson vetëm Vuçiqit

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci