Të fundit

Robin Haxhi Krasniqi kthehet me fitore përballë Silva në raundin e dhjetë

Robin Haxhi Krasniqi ka mposhtur me vendim të gjyqtarëve në një duel interesant dhe plot emocione portugezin Jorge Silva, në luftën e tij të 61-të në boksin profesionist.

Dueli përfundoi brenda dhjetë raundeve të parapara në kategorinë për peshat gjysmë të rënda.

Junikasi u tregua më i rrezikshëm me goditjet e tij në raundin e tetë kur kundërshtarin e shpëtoi gongu nga një nokaut i mundshëm. Boksieri kosovar tregoi performancës të mirë edhe në raundin e parafundit, me goditje të mira me të djathtën duke i sjellë boksierit portugez telashe. Krasniqi u tregua edhe më agresiv në sekondat e fundit të raundit të dhjetë, duke i dhënë goditje të njëpasnjëshme kundërshtarit.

Kjo është fitorja e 54-të për Robin Haxhi Krasniqin (37), prej tyre 20 me nokaut, ndërsa kjo ishte humbja e dhjetë për boksierin portugez.

Para “Natës luftarake për kampion”, boksieri nga Juniku tha se beteja e radhës, e para për këtë vit, do të jetë një përgjegjësi e madhe pasi ai dëshiron t’i gëzojë tifozët me fitore, të cilën ata e presin aq shumë.

Ndryshe, Robin Haxhi Krasniqi, i cili debutoi në boksin profesional më 20 tetor 2005, kaloi shtatë vjet duke mos ditur për humbje, duke fituar dy tituj të WBO-së në peshën e lehtë.

Në vitin 2020, Krasniqi fitoi titujt WBA dhe IBO në peshën e lehtë, duke nokautuar në raundin e tretë gjermanin Dominic Boesel, ndërsa vitin e kaluar ka fituar duelin e vlefshëm për titullin WBC Silver, pasi kundërshtari Nadjib Mohammedi u diskualifikua nga juria në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Robin Haxhi Krasniqi aktualisht renditet në TOP-10 në disa asociacione botërore dhe në një të ardhme të afërt pret një tjetër luftë për kampionatin botëror.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci