Të fundit

Droni i policisë, gjobit shoferen që bëri tejkalim në vijë të plotë

Policia e Kosovës në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvatje është identifikuar përmes dronit të policisë.

Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, dy pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj, përcjell Paparaci.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen P.O (F/K) e moshës 25 vjeçare, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvatje është identifikuar përmes dronit të policisë. Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin policisë.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci