Të fundit

Shtetasit të Serbisë i konfiskohet patentë-shoferi, voziti nën ndikimin e alkoolit

Policia ia ka konfiskuar patentë-shoferin një personi (shtetas i Serbisë).

Atij i është ndaluar vozitja për tre muaj dhe i është shqiptuar një gjobë prej 200 eurosh.

Po ashtu si masë ndëshkimi i janë hequr edhe dy pikë.

I njëjti dyshohet se kishte vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur sot në Ranillug, njofton Policia e Gjilanit.

Ky aktivitet ishte realizuar bazuar në planin operativ “Siguria në trafikun rrugor”.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës shtetas i Serbisë i cili drejtonte automjetin me tabela Serbe. Gjatë kontrollit të dokumenteve ka egëzistuar dyshyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.70 promila alkool”, thuhet në njoftim transmeton Paparaci.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci