Të fundit

“Gullash Liga” – Munishi përqesh Superligën e Kosovës

Ismet Munishi, trajner e analist i futbollit, ka reaguar pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.

Munishi ka përqeshur kualitetin e ndeshjeve në xhirot e fundit në Kosovë duke e cilësuar elitën e futbollit kosovar si “Gullash Liga”.

“Dje dhe pardje u kenaqem me Ligen e Kampionve me emocione dhe ndeshje fantastike , sot rikthehemi te realiteti ynë i hidhur futbollistik Gullash Liga”, thuhet në postimin e Munishit.

Xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës ka sjellë rezultate interesante duke “prishur matematikat” për skuadrat që ndodhen në garë për titullin e kampionit.

Llapi u ndal me barazim nga Gjilani, ndërsa Ballkani e Drita shënuan fitore. Kur kanë mbetur gjithsej edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit, Ballkani mban pozitën e parë në tabelë me katër pikë më shumë se Llapi e Drita.

Lexo edhe:

Tri xhiro drejt fundit, ndryshon gara për titull në Superligë – dështon favoriti

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci