Të fundit

Armand Duka vihet nën presion të madh, edhe Dimal Basha i bën thirrje: Tërhiquni dhe kërkoni falje

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, po përballet me thirrje nga Kosova për të anuluar shpalljen e kandidaturës për organizimin e Kampionatit Evropian U-21, në bashkëpunim me Serbinë në vitin 2027.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, një patriot i madh, Dimal Basha, i ka bërë thirrje Dukës dhe FSHF-së që të tërhiqen nga projekti.

“Dëgjova se Federata Shqiptare paska apliku me Federatën e Serbisë për organizimin e Evropianit 2027 për U21! E turpshme!”, reagoi ai të enjten.

Basha e ndërlidhi shpalljen e kandidaturës së Shqipërisë për Euro 2027 të kombëtareve U-21, me thirrjet nacionaliste të tifozëve të skuadrave nga Beogradi: Ylli i Kuq dhe Partizani.

“Duhet me ditë federata shqiptare që motoja kryesore e fansave te Zvezdës e Partizanit (por edhe fansave të Serbisë) është “Kosova je Serbija” dhe ubij shiptari” (vriti shqiptarët).
Pra nuk kërkojnë me na vra veç neve n’Kosovë, por SHQIPTARËT, pa dallim vendit ku jetojnë! Tërhiquni dhe kërkoni falje!”, i bëri thirrje Basha, Dukës.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci