Të fundit

Skandali trondit Eurovizionin, Italia zbulon votat e audiencës së saj në gjysmëfinale edhe pse është e ndaluar

Televizioni italian RAI shpalli rezultatet e votimit të audiencës së saj në gjysmëfinalen e 2-të dhe për rrjedhojë edhe pikët, gjë që bie ndesh me rregullat e Eurovizionit.

Zbulimi i rezultateve të audiencës është praktikë në të gjitha vendet vetëm pas përfundimit të finales, por në gjysmëfinale vendet ndalohen të publikojnë pikët e tyre.

Megjithatë, në fund të transmetimit të gjysmëfinales së dytë, RAI zbuloi se si votoi publiku italian.

Kështu dukeshin pikët e Italisë:

12 pikë | Izrael | 39.31%
10 pikë | Holandë | 7.32%
8 pikë | Shqipëri | 6.68%
7 pikë | Gjeorgji | 6.64%
6 pikë | Zvicër | 6.03%
5 pikë | Armenia | 5,83%

4 pikë | Greqia | 5.29%
3 pikë | San Marino | 3.54%
2 pikë | Danimarkë | 2.93%
1 pikë | Letoni | 2,91%

Vendi i 11-të | Austri | 2.84%
Vendi i 12-të | Estonia | 2.8%

Vendi i 13-të | Republika Çeke | 2.48%
Vendi i 14-të | Maltë | 2.19%
Vendi i 15-të | Belgjika | 1.68%
Vendi i 16-të | Norvegji | 1.55%

Për momentin, nuk dihet nëse këto rezultate janë të sakta dhe si do të reagojë ERU.

Nëse janë të sakta, mund të presim një rezultat shumë të lartë për Izraelin në votimin e publikut në finale, nëse jo një fitore në të gjithë kompeticionin.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci