Të fundit

Penalizoi Bayernin, UEFA ndëshkon arbitrin polak Marciniak

Mediat ndërkombëtare raportojnë se UEFA ka ndëshkuar gjyqtarin polak Szymon Marciniak, i cili ishte protagonist në ndeshjen e shumëpërfolur mes Real Madridit e Bayern Munich.

Marciniak anuloi golin e Bayernit në fund të takimit pasi i fishkëlleu para se topi të hynte në portë. Veprimi i Marciniak solli polemika të shumta dhe akuza të panumërta nga gjermanët, pasi ishte një episode që vulosi eliminimin e tyre nga Liga e Kampioneve.

Megjithatë, gabimet ndëshkohen dhe Marciniak me shumë gjasa do të marrë një dënim të ashpër për shkak të atij episodit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjyqtari polak ishte deleguar në ndeshjen hapëse të kampionatit evropian mes Gjermanisë dhe Skocisë, por pas ndeshjes në “Satiago Bernabeu” ai nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshje.

Vendimi i marrë në ndeshjen e Championsit mund t’i kushtojë akoma dhe më shumë Marciniak, i cili me shumë gjasa mund të mos përfshihet fare në ndeshjet e Evropianit dhe ndeshjet e kësaj vere ti ndjekë nga shtëpia.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci