Të fundit

LDK e AAK e refuzuan, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ju ka bërë ftesë publike krerëve të opozitës, që të takohen për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sesionin pranveror.

Ftesën e Kurtit, AAK dhe LDK, e refuzuan ndërsa PDK, e pranoi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar të vonuar ftesën e kryeminsitrit.

“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre”, thuhet në letrën e Abdixhikut, raporton Paparaci. 

Ndërkaq, Kyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në letrën dërguar Kurtit ka thënë se tema e takimit agjenda legjislative bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare.

“Kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare. Z. Besnik Tahiri, i cili e udhëheq grupin tonë parlamentar dhe kolegë tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do te gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare por zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejt në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre”, thuhet mes tjerash në letrën e Haradinajt.

E nga PDK-ja u shprehën të interesuar që të takohen me Kurtin.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka theksuar Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.

Një reagim për refuzimet që iu bënë erdhi nga vet kryeministri Kurti.

“Jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithmonë i hapur, i interesuar, i gatshëm. Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe do ta tregojë edhe në ditët, javët e muajt në vijim, tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, ka thënë Kurti, në një prononcim për RTV Besën.

Video nga Paradoks

"As Çubrillovqi me plan s'ka largu ma shumë njerëz prej Kosovës": Hisen Berisha i mllefosur me pushtetin - "Pa kurrfar plani që nga çlirimi janë largu 560 mijë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci