Të fundit

Identifikohen dy shqiptarët e arrestuar për spiunazh me BIA-n

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë dy personat e arrestuar sot në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Shabani dhe Qerimi janë arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës, raportoi sot Paparaci.

Burime brenda Policisë i thanë Paparacit se dy të arrestuarit dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe në Kosovë.

Aksioni i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës është duke vazhduar ende me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë. /Paparaci.com

Ekskluzive: Dy persona arrestohen për spiunuazh me BIA-n serbe

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci