Të fundit

Ndryshon renditja te Aleanca, Gjini e Daut Haradinaj refuzojnë mandatin e deputetit

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini e anëtari i kryesisë së saj, Daut Haradinaj, kanë refuzuar mandatin e deputetit të fituar nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur se Ardian Gjini e Daut Haradinaj kanë refuzuar mandatin e deputetit.

Në mbledhjen e KQZ-së u vendos që Gjini e Haradinaj të zëvendësohen me kandidatët tjerë në listën e Aleancës që kanë marrë më së shumti vota.

Kësisoj u vendos që mandati i Ardian Gjinit të zëvendësohet me Bekë Berishën, ndërsa në vend të Daut Haradinajt, Aleancën në Kuvend do të përfaqësojë Burim Ramadani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën bëri edhe certifikimin e rezultatit zgjedhor nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci