Të fundit

BMW me model të ri të veturës XM në bashkëpunim me modelen Naomi Campbell

Pikërisht kur mendohej se XM nga BMW nuk mund të ishte më i mrekullueshëm, marka ka prezantuar një version ndryshe të tij.

Siç raportohet, BMW u bashkua me modelen Naomi Campbell për të krijuar një version unik të modelit M.

Por, pse vjollcë? Sepse kjo është ngjyra e preferuar e modeles.

I quajtur Mystique Allure, XM i veçantë në llojin e vetë, i mbuluar me kadife, do të debutojë publikisht gjatë kësaj jave në Festivalin e Filmit në Kanë.

Megjithatë, kjo me sa duket nuk është hera e parë që marka gjermane e mbulon një veturë të saj me pëlhurë. Në vitin 2008, modeli Gina Light Visionary është prezantuar me një pëlhurë që e mbulonte strukturën metalike të tij.

Kjo na lë të nënkuptojmë se BMW po e zhvillon si zakon për të realizuar ndryshime interesante në trupin e një veture.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci