Të fundit

KESCO rrit transparencën në fatura, tregon sa paguajnë kosnsumatorët për secilin shërbim dhe kompani

Faturat e muajit maj nga KESCO janë shpërndarë me disa rubrika të reja të çmimeve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë KESCO e cila tregoi se kjo po bëhet për të rritur transparencën.

“Tashmë, konsumatorët që kanë pranuar faturat e muajit të fundit i kanë edhe rubrikat sa po paguajnë veç e veç për secilin shërbim. Nuk bëhet fjalë për ndonjë kosto shtesë, por vetëm për informim shtesë. Pra, kjo nuk është asgjë tjetër, pos shpjegim i mëtutjeshëm i tarifave të energjisë elektrike. Tashmë në faturë, brenda çmimeve konsumatorët e dinë saktë sa po paguajnë për Furnizuesin e Shërbimit Universal (KESCO), për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), për Operatorin e Sistemit të Transmisionit (KOSTT) dhe për Burimet e Energjisë së Ripërtrishme (BRE)” thuhet në njoftim.

Ndarja e kostove në faturë bëhet sipas të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal, të aprovuar në baza vjetore nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Ndarja e faturës sipas pjesëmarrjes së kostove për energjinë e shfrytëzuar është kërkesë ligjore e cila buron nga Rregulla për “Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji”.

Pra, kjo nuk është kosto shtesë, por kjo ndarje tregon se sa është kostoja që konsumatori paguan për shpenzimet e tij elektrike veç e veç për secilin shërbim dhe secilën kompani të involvuar që kryen ato shërbime.

Rritja e transparencës është në koherencë edhe me zotimin e KESCO-s që të ndërtojë partneritet të nivelit sa më të lartë më konsumatorët, si kushti kryesor i mbarëvajtjes së punëve dhe avancimit të mëtutjeshëm të shërbimit me energji elektrike.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci