“Populli serb në Kosovë ka treguar edhe një herë se është i mençur dhe i bashkuar kur është më së shumti e nevojshme dhe se nuk ka dhunë dhe frikësim që do t’i lëkundë ata në luftën e drejtë për mbijetesë në tokën e shenjtë serbe”, ka deklaruar mbrëmë ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviq, transmeton Paparaci.com.
Ai ka pretenduar se “fitorja e Listës Serbe në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë është një tregues i këmbënguljes, guximit dhe i pathyeshmërisë së njerëzve tanë, por edhe një shprehje pa mëdyshje e besimit në shtetin e Serbisë”.
“Unë jam i bindur se vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën e tyre për të ekzistuar dhe të drejtat e tyre njerëzore me këmbëngulje të barabartë, dhe Serbia do të vazhdojë të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar ata në këtë luftë. Gëzohu populli serb në Kosovë, sepse koha e fitoreve është para nesh!”, ka shkurar Sellakoviq./Paparaci.com.