Të fundit

Bënabiq: Lista Serbe tregoi çfarë do të thotë uniteti

Kryeministrja e Serbisë, Ana Blrnabiq, përgëzoi Listën Serbe për fitoren në zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë në të dhjetë komunat me shumicë serbe, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Populli serb në Kosovë edhe një herë ka treguar se çfarë do të thotë unitet, harmonia, besimi dhe guximi”, ka deklaruar kryeministrja serbe, transmeton Paparaci.com.

“Pa marrë parasysh të gjitha presionet dhe sulmet ndaj të cilave ata ekspozohen çdo ditë, ata kanë mbetur të qëndrueshëm në politikën e tyre të paqes. Politika demokratike dhe e zgjuar ka fituar”, ka pretenduar Bënabiq, ka kumtuar Zyra e qeverisë serbe për bashkëpunim me media, ndërsa ajo përgëzoi Listën Serbe dhe të gjithë serbët në Kosovë për “dinjitetin, guximin dhe këmbënguljen e tyre”.

“Politika dhe forca juaj janë udhërrëfyes për të gjithë ne që të luftojmë për vendin tonë”, pretendohet në mesazhin e kryeministres Bërnabiq./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci