Të fundit

Apple përgatit një aplikacion të ri, ja çfarë do të bëjë

Këtë vit, Apple mund të prezantojë një aplikacion të veçantë për fjalëkalime, të quajtur thjesht Passwords.

Siç shkruan Mark Gurman, gazetar i Bloomberg, aplikacioni i ri do të jetë pjesë e iOS, iPadOS 18, si dhe macOS 15, dhe të gjitha këto sisteme operative duhet të debutojnë javën e ardhshme.

Aplikacioni thuhet se do të funksionojë në krye të shërbimit iCloud Keychain, dhe do të jetë në gjendje të krijojë dhe menaxhojë fjalëkalime, transmeton Telegrafi.

Keychain, në një farë mënyre, është tashmë një “menaxher i fjalëkalimeve” në vetvete, por është ende “i fshehur” në cilësimet e Apple dhe aktivizohet vetëm kur ka një fushë në të cilën futet një fjalëkalim.

Aplikacioni Passwords do t’i lejojë përdoruesit të organizojnë kredencialet sipas kategorive të ndryshme dhe gjithashtu do të jenë në gjendje të plotësojnë automatikisht fushat “login” dhe “password” nëse është e nevojshme, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci