Të fundit

“Japim edhe dhurata”: Njihuni me Solid Comfort, kompaninë që eksporton dyshekë edhe jashtë vendit

Në zemrën e Kosovës, në Gjilan ndodhet fabrika lidere në vend “Solid Comfort”, aty ku prodhohen dyshekët e cilësisë më të lartë në treg.

Me një fokus të veçantë në komfort dhe qëndrueshmëri, dyshekët e kësaj fabrike janë zgjedhja ideale për një gjumë të qetë dhe të rehatshëm.

Fitim Guda, pronari i fabrikës “Solid Comfort” tregon për Paparaci se si nisi gjithçka nga zeroja për të arritur kulminacionin në treg.

“Dyshekë një kohë të gjatë kemi importuar nga vendet tjera, ndërkohë na ka lindë ideja që t’i prodhojmë vetë, me e zëvendësu importin, kemi shku në Kinë, kemi ble makineritë, kanë ardhur ekipet e profesionalizuara nga Kina për instalimin e tyre, e tash 10 vite merremi ekskluzivisht me prodhimin e dyshekëve”, u shpreh Guda.

“Solid Comfort” operon përmes platformave online, duke iu kursyer kohë dhe duke iu sjellë produktet drejtpërdrejt në pragun tuaj.

Kjo kompani përpos që i ofron konsumatorit cilësi, kujdeset edhe për diçka tjetër.

“Përveç që prodhojmë dyshekë, kemi kosto të ulët të prodhimit dhe dhuratave përcjellëse. Në çdo jog-dyshek të blerë në japim gjashtë dhurata të cilat po ashtu janë prodhim i Solid Comfort”.

Me një përkushtim të madh dhe pasion për cilësinë, Fitim Guda e ka bërë “Solid Comfort” një emër të besueshëm dhe të respektuar në treg.

Për ofertat e veçanta, vizitoni dyqanin online të “Solid Comfort”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci