Të fundit

ZKA evidenton parregullsi në pasqyrat financiare të MAShTI-t

Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar disa parregullsi në Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2025, duke evidentuar keqklasifikime dhe mospërputhje në raportim financiar.

Sipas raportit, Ministria e Arsimit ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej mbi 3 milionë euro në kategori ekonomike jo adekuate.

Kjo, sipas ZKA-së, ka ardhur si rezultat i planifikimit të dobët buxhetor dhe pagesave të realizuara nga thesari përmes vendimeve gjyqësore.

“MASHTI në vitin 2025 ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë 3,287,630 euro në kategori ekonomike jo adekuate, si rezultat i planifikimit jo të mirë buxhetor dhe pagesave të kryera nga thesari me vendime gjyqësore”, thuhet në raport.
Po ashtu, vlera e pasurive kapitale e prezantuar në Pasqyrat Financiare Vjetore është nënvlerësuar për mbi 1 milion euro, si pasojë e mosregjistrimit të tyre në regjistrat përkatëse të pasurisë.

“Vlera e prezantuar në PFV për pasuritë kapitale ishte nënvlerësuar për 1,140,570 euro, për shkak të mos regjistrimit të tyre në regjistrat e përkatës të pasurisë. Po ashtu kishte mbivlerësuar pasuritë për vlerën 11,407 euro, pasi të njëjtat ishin regjistruar në SIMFK dhe në e-pasuri”, theksoi raporti.
ZKA ka konstatuar gjithashtu probleme edhe me paraqitjen e detyrimeve kontingjente, të cilat nuk janë raportuar saktë në Pasqyrat Financiare Vjetore.

Si rezultat, është regjistruar nënvlerësim prej mbi 2 milionë eurosh dhe një mbivlerësim prej mbi 2 mijë eurosh.

“Detyrimet kontigjente në PFV nuk janë paraqitur në mënyrë të saktë, duke rezultuar në nënvlerësim prej 2,360,167 euro dhe mbivlerësim prej 2,349euro. Kjo ka ndodhur si pasojë e klasifikimit të gabuar të dy lëndëve, të cilat janë trajtuar si obligime të papaguara në vend se të paraqiteshin si detyrime kontigjente. Si rrjedhojë, detyrimet e papaguara janë mbivlerësuar për 2,127,636 mijë, ndërsa detyrimet kontigjente janë nënvlerësuar për të njëjtën vlerë”, thuhet në vlerësimin e ZKA-së./

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci