Të fundit

Armand Duka shfaqet 24 orë pas humbjes: Krenar për Kombëtaren, djemtë dhanë gjithçka

Shqipëria humbi dje 2-1 me Italinë në Euro 2024 në ndeshjen e parë të Grupit B. 24 orë pas ndeshjes ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Çdo ditë duhet të jemi krenarë me Kombëtaren! Futbolli është i bukur, të bën të ëndërrosh dhe të besosh që gjithmonë ke mundësinë të fitosh. Besuam se mund të merrnim rezultat pozitiv ndaj Italisë, por nuk ia dolëm. Pavarësisht kësaj, të gjithë ne duhet të jemi krenarë për këtë skuadër, të gjithë duhet të jemi të lumtur që jemi pjesë e Euro 2024.

Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, u përpoqën të reagojnë dhe besuan deri në fund. Na duhet ta rikujtojmë që kjo skuadër është ajo që na solli në Europian dhe kjo skuadër do luftojë deri në fund për çdo pikë, pavarësisht kundërshtarëve të fortë. Le të kemi besim te këta djem, t’i mbështesim dhe të besojmë tek ata deri në fund.

Në Dortmund përjetuam emocione të papërshkrueshme. Në stadium, në rrugët e qytetit, shqiptarë nga e gjithë bota u bashkuan e treguan se jemi më europian se europianët dhe kjo na bën akoma më shumë krenarë. Falënderime pafund për tifozët tanë, që në Dortmund krijuan “murin” kuqezi në mbështetje të Kombëtares”, shkruan Duka.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci